Lajme

Ky është personi që u vra nga zyrtari policor në parkingun e sallës së dasmave në Ferizaj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në një sallë dasmash në Ferizaj, ku dyshohet se një person u vra me armë zjarri, raporton Sinjali.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Ferizajn, Qazim Reka, ku tha se një person u vra me armë zjarri në një restorant në fshatin Bibaj të Ferizajt.

“Rasti ka ndodhur jashtë restorantit në fshatin Bibaj të Ferizajt, ku është vrarë një person, për informacione të tjera do të njoftoheni me kohë”, tha Reka për Sinjalin.

Sinjali mësoi se viktima e këtij rasti tragjik është Sadri Sadriu (nga Lugina e Preshevës) – i cili u qëllua me armë zjarri jashtë oborrit të një restoranti.

Sinjali ekskluzivisht mëson se viktima është i afërm i bashkëshortit të Presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriut – (axha i burrit të presidentes së Kosovës) dhe ishte mësues në pension.

Detaje për rastin ka dhënë edhe Prokuroria Themelore në Ferizaj, ku njofton se rasti ndodhi rreth orës 19:30 në parkingun e sallës së dasmave “Fron Palace” – në fshatin Bibaj.