KryesoreLajme

Ky është personi që u plagos sot në Prishtinë, dyshohet se e qëlloi veten me armë

Një person është plagosur në Prishtinë, pasi janë shkrepur armët, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas dyshimeve të para një person është plagosur në këmbë me kallashnikov në garazhin e shtëpisë së tij.

Siç mëson Gazeta Sinjali, i plagosur është Julian Bisao shtetas rumun dhe është plagosur në objektin ku ai banon.

Policia dhe ambulanca kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku i plagosuri është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejshëm dhe se është jashtë rrezikut për jetë.