Ky është personi që humbi jetën në Klinikën e Neurologjisë, Policia nis hetimet për vdekjen e tij
Një rast i rëndë ka ndodhur të shtunën në Klinikën e Neurologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku ka humbur jetën një pacient. Policia ka nisur hetimet për vdekjen e tij, teksa trupi i pajetë është dërguar në IML, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit brenda QKUK-së kanë bërë me dije se personi që vdiq është Bllashko Stojanoviq.
Nga stafi mjekësor në QKUK fillimisht nuk janë pasur të dhëna për viktimën, por më pas i njëjti është identifikuar.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion dhe rasti është konfirmuar edhe nga Policia.
“Më datë 18.11.2023 rreth orës 00:30 nga Klinika e Neurologjisë është konfirmuar se një person mashkull kishte ndërruar jetë. Për personi, stafi mjekësor nuk kishin pasur të dhëna personale. Pasi që viktima është banor i Komunës së Kamenicës, informata është dërguar në Regjionin e Gjilanit. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion