Lajme

Ky është personi që dyshohet se e goditi për vdekje 10-vjeçarin dy javë më parë në Lipjan

Një aksident tragjik ndodhi të premten e 4 gushtit në Lipjan ku një fëmijë 10-vjeçar ishte goditur nga një veturë. Ai ishte dërguar në gjendje të rëndë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej në repartin e Mjekimit Intensiv por që nuk mundi të ju bëjë ballë plagëve, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se i dyshuari është Visa Hashani, 32-vjeçar.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Shofëri që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin ishte arrestuar ditën kritike dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit ishte dërguar në mbajtje për 48 orë.