Kryesore

Ky është personi i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve në Gjakovë

Gjakova u trondit sonte nga një vrasje e dyfishtë. Dy persona dyshohet se mbetën të vdekur, në rrethana akoma të dyshimta dhe për motive ende të panjohura, raporon Gazeta Sinjali.

Rasti tragjik ka ndodhur në fshatin Madanaj të Gjakovës.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se personi i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve është Gjon Gjokaj

Sipas informacioneve të para bëhet fjalë për vrasjen e dy vëllezërve, Haxhi dhe Blerim Islamaj.

Policia tashmë ka arritur në vendin e ngjarjes dhe po bëhen ekzaminimet e vendit të ngjarjes.