Lajme

Ky është moteli ku u dhunua 26-vjeçarja, i dyshuari e çoi dhe e detyroi të bëjnë marrëdhënie

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rasti u zbulua pas denoncimit të një 26-vjeçareje, e cila e ka raportuar në Polici një burrë, për të cilin ka deklaruar se e ka dhunuar seksualisht në një motel në magjistralen Prishtinë – Ferizaj.

Sinjali mëson se rasti dyshohet të ketë ndodhur pasi viktima dhe i dyshuari ndodheshin bashkë në veturë dhe vendosën të bënin një shëtitje.

Bazuar në dëshminë e viktimës, i dyshuari e ka mashtruar dhe derisa ishin në lëvizje, ai e çoi në motel Prada, ku me forcë dyshohet se e detyroi të kryenin marrëdhënie seksuale.