KryesoreLajme

Ky është momenti i shpërthimit në Ujman, qytetarët po laheshin në liqe

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot në afërsi të Liqenit të Ujmanit, ku Policia ka konfirmuar se janë dëmtuar dy vetura derisa nuk ka pasur të lënduar.

Rastin e ka konfirmuar Veton Elshani, zëvendëskomandant i Policisë për Rajonin e Veriut.

Por se si ka ndodhur kjo ngjarje, tashmë është publikuar edhe një video ku derisa disa pushues kanë qenë duke u larë në liqen është dëgjuar
shpërthimi që dyshohet se ishte një granatë dore.

Në videon e mëposhtme dëgjohet kur ndodh shpërthimi, i cili si duket i ka frikuar edhe ata pak pushues që kanë qenë atje duke u relaksuar nga temperaturat e larta që po mbizotërojnë këto ditë në vendin tonë.