Ky është mësuesi që dyshohet se ngacmoi seksualisht nxënësen e klasës së 6-të në Vushtrri
Një vajzë e shkollës fillore “Anton Zako Çajupi” dyshohet se është ngacmuar seksualisht nga mësuesi i gjuhës Angleze në këtë shkollë.
Gazeta Insajderi ka mësuar se mësuesi që po hetohet se ka ngacmuar seksualisht nxënësen e klasës së 6-të është Faik Kadriu.
Ndaj tij, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë.
Po ashtu edhe komisioni disiplinor ka suspenduar nga puna pas vendimit të gjykatës.
Ai po hetohet për veprat penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe “Ngacmimi Seksual “
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi zëdhënësi i Prokurorisë në Mitrovicë, Valon Preteni.
“Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka pranuar kallëzimin penal ndaj personit me iniciale F.K., për veprën penale “Ngacmimi seksual”. Rasti është trajtuar, janë zhvilluar hetimet kundër të dyshuarit, dhe pas hetimeve me datë 20 dhjetor 2022 kundër të pandehurit është ngritur aktakuzë në drejtim të veprave penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe “Ngacmimi Seksual “, tha Preteni.