Ky është lokali i masazhit ku dyshohet për prostitucion në Gjilan, arrestohet pronarja dhe “masazherkat” 25-vjeçare
Aksioni i fundit që është zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore e Policisë në Gjilan, rezultoi me arrestimin e tri grave.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pas hetimeve paraprake që kanë përfshirë edhe masa të veçanta dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është zbuluar se në lokalin “Swiss Massage” në Gjilan, po zhvillohet prostitucion.
Si rezultat i hetimeve, DHTQNJ ka kryer një operacion policor, me ç’rast ka arrestuar në flagrancë dy vajza, të moshave 25-vjeçare, të cilat dyshohet se janë paguar për të ofruar shërbime seksuale, personave të cilët kanë lënë terminë për “masazh”.
Sinjali mëson se bëhet fjalë për dy të dyshuarat, G.G., dhe D.Z., të cilat janë prangosur bashkë me shefen e tyre, pronaren e lokalit, A.K., e cila dyshohet se ka bashkëpunuar me punëtoret e saj për prostitucion.
Tri të dyshuarat janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ndërsa në lokal janë sekuestruar një shumë e parave, disa telefona si dhe pamjet e kamerave të sigurisë, që do të shfrytëzohen si dëshmi për rastin.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e të të dyshuarave dhe ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me rastin.