Lajme

Ky është i riu që vdiq tragjikisht sot në aksident, e kishte pasion motorin

Një person ka vdekur gjatë ditës së sotme pas një aksidenti që ndodhi në magjistralen Gjakovë-Prizren, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se viktima është Mus Preniqi, 33-vjeçar.

Lidhur me rastin ka dhënë detaje edhe zëdhënësi i policisë së Kosoves për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 14:05 dhe të përfshirë në aksident kanë qenë një motoçikletë dhe një veturë, ku për pasojë ka ndërruar jetë ngasësi i motoçikletës.

“Rreth orës 14:05 ka ndodhur aksident trafiku në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë (rruga Gjakovë-Prizren). Të përfshirë në aksident kanë qenë një motoçikletë dhe një veturë ku për pasojë ngasësi i motoçikletës ka ndërruar jetë. Ekipi mjekësor në vend-ngjarje ka konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull i lindur në vitin 1990. Rasti vazhdon të trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, tha Elezaj për Sinjalin.

I ndjeri duket se ishte një i apasionuar pas motoçikletave. Pasionin për motoçikletat ai e tregonte edhe përmes postimeve në llogarite e tij në rrjete