Ky është i riu që vdiq në Prizren, e zuri pakoja me qeramika
Një i ri ka vdekur në Prizren, pasi sa ishte në vendin e punës i ra në kokë një pako me qeramika.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Sipas Gashit, viktima ka vdekur në QKUK, si pasojë e plagëve të marra.
“Sipas hetimeve të para thuhet se nga ballkoni i katit të dytë i ka rënë një pako me qeramika në kokë. Personi ka vdekur në QKUK për shkak të plagëve të marra në vendin e punës. Rasti ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën ‘Brigada 125’ në Prizren”, deklaroi Gashi.
Burime të Indeksonline pohojnë se viktima në fjalë është i riu A.Krasniqi.