Lajme

Ky është i riu që ndërroi jetë në aksidentin mes trenit dhe veturës në Klinë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në mesditë në fshatin Videjë të Klinës, ku janë përfshirë një tren dhe një veturë.

Sinjali raporton se viktima është Armend Bilalli, 25-vjeçar.

Për aksidentin tragjik ka njoftuar Policia e Kosovës ku thuhet se 25-vjeçari nuk ka arritur t’i përballojë plagët e marra.

“Më datë 6 korrik 2023 rreth orës 12:45, Policia është informuar se në fshatin Videjё-Klinё, ka ndodhur njё aksident mes trenit tё udhёtareve dhe njё veture. Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty ёshtё kuptuar qё si pasoje e aksidentit njё person (vozitёsi i veturёs) ёshtё lënduar rёndё, i njëjti ёshtё dёrguar nё emergjencёn e spitalit rajonal nё Pejё, aty nga ekipi mjekësor ёshtё konstatuar vdekja e viktimës

Me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit trupi i viktimës dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion”, thuhet në njoftim.