Lajme

Ky është i riu nga Prizreni që vrau vetën me “AK 47”

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një 24 vjeçar gjetur i vdekur në Prizren.

Hetimet kanë nisur dhe sipas policisë bëhet fjalë për vetëvrasje me armë zjarri.

Në rrjete sociale, mëson Insajderi, familjarët janë tronditur për lajmin duke bërë të ditur se i ndjeri është Durim Kastrati.

Ndërkohë, Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse të Policisë dhe po merren me ndriçimin e këtij rasti.

“Ai ka thënë se dyshimet e para janë se viktima ka kryer vetëvrasje duke përdorur armën “AK 47”.“Me datë 10.01.2024, rreth orës 14:42 nëpërmes telefonit është raportuar për një rast të dyshuar për vetëvrasje. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe dyshimet e para janë se viktima D.K., mashkull, 24- vjeç ka kryer vetëvrasje duke përdorur armën “AK 47”. Është njoftuar prokurori kujdestar dhe të gjitha njësitë dhe zyrtarët përgjegjës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin”- ka njoftuar ai.