Ky është i riu i cili vdiq pasi u vetaksidentua me traktor në Malishevë
Ky është i riu i cili vdiq pasi u vetaksidentua me traktor në Malishevë
Një person ka vdekur dhe një tjetër ka mbetur i lënduar rëndë, si pasojë e një vetaksidenti me traktor në Malishevë.
Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se personi i vdekur është i riu, Ismail Zogaj.
Lajmin për aksidentin dhe vdekjen në Malishevë, e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Rreth orës 14:00 është raportuar aksident trafiku në fshatin Ngucat- Malishevë. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku ngasësi i një traktori dyshohet të ketë humbur kontrollin mbi të dhe është vet-aksidentuar. Për pasojë një person mashkull i moshës madhore ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa një tjetër (po ashtu mashkull i moshës madhore) është dërguar në QKUK në gjendje të rëndë shëndetësore. Rasti është duke u hetuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, ka thënë Elezaj.