Ky është i dyshuari që u arrestua, për rastin e arratisjes së Faton Hajrizit
Policia e Kosovës para pak qastesh ka arrestuar një person i cili dyshohet se i ka dhënë ndihmë për arratisje nga Burgu i Smrekonicës Faton Hajrizit.
Paparaci ka mësuar nga burimet, se i arrestuari është Florian Gashi.
Gashi besohet se ka qenë kyq në planifikimin dhe arratisjen nga burgu i Smerkonices të Hajrizit.
Faton Hajrizi u vra ditën e djeshme nga Policia Serbe, pasi që dyshohet se vrau një polic serb.
Paparaci do të ju mbajë të informuar në lidhje me këtë.