Ky është i dyshuari që sulmoi seksualisht kushërirën e mitur e cila tentoi vetëvrasjen
Gjykata Themelore në Gjakovë ka marrë vendim për caktimin e masës së paraburgimit prej tridhjetë ditësh ndaj të miturit që dyshohet se sulmoi seksualisht kushërirën e tij në Malishevë. Viktima, e cila po ashtu është e mitur kishte tentuar vetëvrasjen pas këtij rasti dhe fatkeqësisht gjendja e saj vazhdon të jetë e rëndë, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari është A.Kavaja, 17-vjeçar, i cili tashmë ka përfunduar në paraburgim, masë kjo që do të zgjasë deri më 01 gusht 2023.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Gjykata Themelore në Gjakovë.
Gjykata Themelore në Gjakovë, Departamenti për të Mitur, ka aprovuar propozimin e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit tridhjetë (30) ditë të mitur . ., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të sulmit seksual.
Sipas propozimit të Prokurorisë Themelore të Gjakovës, rasti kishte ndodhur në Malishevë, ndaj viktimës së mitur nën moshën 16 vjeçare.”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, më 31 maj, vajza kishte tentuar t’i jap fund jetës duke u varur në litar në shtëpinë e saj. Atë ditë, e mitura ishte dërguar në QKUK me lëndime të rënda.
Gjatë hetimit të rastit, Sinjali mëson se janë ngritur dyshimet se viktima është keqpërdorur nga i dyshuari me të cilin, sipas informacioneve të para, ka pasur lidhje dashurie.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.