Lajme

Ky është i dyshuari për therjen me thikë të 25-vjeçarit në Mitrovicë

Një incident i përcjellur me armë të ftohtë ndodhi sot në qendër të qytetit të Mitrovicës. Nga një sulm me thikë, mbeti i plagosur një person, i cili kërkoi ndihmë mjekësore.

Sinjali mësoi se personi që mbeti i plagosur është Shkëlqim Salihu 25-vjeçar, emër i cili është i njohur për Policinë.

Ndërkohë, Sinjali ka mësuar emrin edhe të të dyshuarit që shkaktoi therjen me thikë të viktimës. Bëhet fjalë për Erkan Tullumqe.

Viktima, Salihu është emër i njohur për Policinë pasi në të kaluarën është përfshirë në disa raste, të cilat i kushtuan edhe me dënim.

Për rastin e fundit ai ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e kishte shpallur fajtor, duke e akuzuar se ka kryer veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve”.

Ndaj tij, Gjykata kishte shpallur aktgjykim duke e dënuar me 1 vit e gjashtë muaj burgim, që nuk e kishte vuajtur, por ka shijuar lirinë nga arratia.