Lajme

Ky është i burgosuri që vdiq sot në QKUK, e konfirmon edhe SHKK

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se ka vdekur një i burgosur, i cili ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare te Kosovës.

Në njoftim thuhet se, i burgosuri ishte pranuar në burg me disa komplikime shëndetësore.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve, njoftojnë opinionin publik se sot në Qendrën Klinike Universitare te Kosovës, ka ndërruar jetë i burgosuri N.M, i lindur më 1976. N.M është pranuar në burg me komplikime shëndetësore për çka është trajtuar në vazhdimësi në ambulancën e burgut dhe klinikat përkatëse sipas konsultimeve dhe rekomandimeve të SHSKUK-së”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Sinajli raporton se bëhet fjalë për Nermin Muliqin.