Ky është i arrestuari që theu bankomatin e ProCredit Bank në Skenderaj, duke ikur goditi disa vetura
Të dielen u raportua për një incident që ka ndodhur te ProCredit Bank në rrugën “18 Qershori” në Skenderaj, ku një person ka tentuar të vjedh, duke thyer ekranin e bankomatit. Pasi nuk ia arriti qëllimit, ai deshi të largohej me veturë dhe në pamundësi për të ikur, ka goditur me qëllim tri vetura.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se i dyshuari që u arrestua dhe përfundoi në ndalim policor, si i dyshuar për këtë rast është Liridon Dibra, 38-vjeçar.
Ai dyshohet se ka qenë nën ndikimin e alkoolit, kur ka kryer veprën, në orët e mbrëmjes të së shtunës. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku është arrestuar i njëjti, teksa janë bërë ekzaminimet e nevojshme në lokacionin ku ndodhi rasti.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit i dyshuari do të hetohet nën dyshimet se ka kryer veprat penale “Vjedhje e rëndë në tentativë” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.