KryesoreLajme

Ky është emri i të dyshuarit për vrasjen ne Mitrovicë, ende në arrati

Florim Zeiqiri nga fshati Vinarc, pas plagëve të marra nga arma e zjarrit, u trajtua në Spitalin e Mitrovicës e prej aty u dërgua në QKUK, ku edhe ndërroi jetë.

Policia dje u angazhua në zbulimin e dorasit gjatë tërë ditës.

“Mitropol” mëson nga burimet e veta se personit të dyshuar për vrasjen është Valdrin Salihi i moshës rreth 33 vjeçare, nga fshati Pantinë gjersa një kohë ka banuar jashtë vendit në perëndim.