Lajme

Ky është drenicasi që u dënua me 11 vjet burg për vjedhjen e 2 milion eurove

Gjykata e Prishtinës ka shpallur fajtorë Labinot Grudën dhe Kadri Shalën, të akuzuar për vjedhjen e 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

Gjykata e dënoi Labinot Grudën, drenicasin me dënim unik, dënim me burg në kohëzgjatje prej 11 viteve dhe dënim me gjobë në vlerën 8500 euro.

Po ashtu i shqiptoi dënimin plotësues me të cilin ia ndalon ushtrimin e punëve në funksion publik.

Ndërsa, të pandehurin Kadri Shala gjykata e dënoi me dënim unik, dënim me burg në kohëzgjatje prej 10 viteve dhe dënim me gjobë në vlerë 33 mijë euro.

Gjykata në shpallje të vendimit njoftoi se e tërë pasuria e fituar në mënyrë të kundërligjshme është konfiskuar.

Kujtojmë se Labinot Gruda pati pranuar fajësinë për veprën që Prokuroria ia vë në barrë, mirëpo gjykata e kishte refuzuar pranimin e fajësisë.

Ky është Labinot Gruda

Ai ishte anëtar i PDK-së dhe drejtor i financave në Drenas.

Ndërsa, Kadri Shala kishte negociuar me Prokurorinë për marrëveshje për pranimin e