Lajme

Ky është burri që vdiq në autobusin urban, Policia nis hetimet për rastin tragjik

Raste të shpeshta të alivanosjeve u kanë ndodh kohëve të fundit udhëtarëve nëpër autobusët lokalë, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodh edhe gjatë ditës së sotme në një linjë të trafikut urban në Prishtinë. Për rastin raportoi ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali po ashtu përmes burimeve të saja në QKUK ka mësuar emrin e personit që gjeti vdekjen në autobus.

Ai është Ismet Çitaku, 72-vjeçar, vdekja e të cilit u konstatua nga mjekët në Qendrën Klinike Universitare, pasi dërgimit të tij atje.

Sipas informacioneve të para që ka siguruar Gazeta Sinjali, viktimës i ka rënë të fikët derisa ishte në njërin nga autobusët lokalë të kryeqytetit.

Sipas informacioneve që ka siguruar Gazeta Sinjali, thuhet se një person është alivanosur në autobus.

Trupi i viktimës është dërgua në IML për obduksion.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe Policia.

“Sot rreth orës 14:00, në stacionin policor Jugu në Prishtinë, është iniciuar një rast Hetim mbi vdekjen”.

“Rasti ka ndodhë rreth orës 11:30, në rrugën Dëshmorët e Kombit në Prishtinë, saktësisht në autobus ku një person është alivanosur”, thuhet në njoftimin e Policisë.