Lajme

Ky është burri nga Mitrovica që ndërroi jetë dje në QKUK, familja njoftoi Policinë për vdekjen e tij

Një 68-vjeçar ka ndërruar jetë dje në QKUK dhe akoma nuk dihen rrethanat e vdekjes, teksa Policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për U.Behramin nga Mitrovica për vdekjen e të cilit familja e ka njoftuar Policinë.

Sinjali mëson se posa rasti është denoncuar, njësitë policore kanë intervenuar në vendin e ngjarjes, për t’i kryer ekzaminimet e nevojshme dhe marrjen e informacioneve lidhur me vdekjen e të moshuarit.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia, por s’janë dhënë detaje të tjera.