Lajme

Ky është 90 vjeçari që agjëroi 80 herë Ramazanin (VIDEO)

Xhamia është kur tash e 80 vjet e gjen qetësinë e shpirtit. Është ky Haxhi Desku nga Klina, i cili ishte vetëm 10-vjeç kur nisi të falej, madje edhe të agjëronte, pa humbur asnjë ditë të vetme.

“Kur ia kam nisë me agjëru, 8 vjet i kam pas, por nuk me ka lënë nëna. Jo o bir thoshte, nuk e ke me borxh. Kur t’i hipsh 10 vjet e sipër, të bëj zë kur çohemi në syfyr. Kur i kam ba 10 vjet, kam agjëru, deri më tash”, thotë për ATV-në, Haxhi Desku, përcjell atvlive.tv.

Ai tregoi edhe si ka qenë atmosfera në vitet e tij të rinisë kkur fillonte Muaji i Shenjtë i Ramazanit.

“Kur ardhke Ramazani, u gëzofshim te tanë”, tregon Haxhiu. /atvlive.tv

Shikoni bisedën e plotë me të në videon e mëposhtme: