Lajme

Ky është 54-vjeçari që u gjet pa shenja jete mbrëmë në Prishtinë

Mediat mbrëmë raportuan për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në rrugën ‘Bajram Kelmendi’, ku një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

Sinjali mëson se viktima është 54-vjeçari, Eroll Glloboder.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se nuk dihet koha kur i ndjeri ka ndërruar jetë, pasi për rreth një muaj nuk kishte kontakt me askënd.

Në kuadër të veprimeve hetimore është marrë dëshmia e vëllait të viktimës, i cili ka pohuar se 54-vjeçari për shumë vite ishte përdorues i substancave të ndryshme, përfshirë ato narkotike dhe alkoolit.

Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së viktimës dhe me urdhër të prokurorit trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.