Lajme

Ky është 52-vjeçari që dyshohet se u vra nga dhëndri i tij në Prishtinë

Pak më parë u raportua për një ngjarje tragjike që ka ndodhur në rrugën ‘Ali Vitia’ në Prishtinë, ku një person është therur me thikë dhe fatkeqësisht nuk ka arritur t’i përballojë plagët e marra.

Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë me dije se viktima është Ali Kosova, 52-vjeçar.

Kosova u dërgua në gjendje te rëndë në QKUK, ku humbi jetën.

Të njëjtat burime njoftuan se i dyshuar është dhëndri i viktimës.