Ky është 40-vjeçari nga Kosova që dyshohet se vrau një grua shtatzënë në Itali
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Treviso të Italisë, ku një person dyshohet se ka vrarë një grua shtatzënë. I dyshuari për këtë është një shtetas kosovar, i cili është shpallur në kërkim policor, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, i dyshuari për vrasjen e rëndë është Bujar Fandaj, 40-vjeçar, me origjinë nga Suhareka.
Bujar Fandaj
“Fandaj Bujar, 40-vjeçari me origjinë kosovare me banim në Altivole, kërkohet nga karabinierët e Trevisos, të cilët nën drejtimin e Prokurorisë Publike Lokale po kryejnë hetime në lidhje me vrasjen e Vanessa Ballan”, thuhet në komunikatën e Policisë.
Fandaj dyshohet se e goditi së paku shtatë herë me thikë Vanessa Ballanin, që ishte disamuajshe shtatzënë, në pragun e shtëpisë së saj.
Sulmi ka qenë i papritur dhe goditjet me thikë kanë qenë nëpër pjesë të ndryshme të trupit të Ballanit.
40-vjeçari ishte klient i supermarketit ku punonte gruaja. Gruaja që mbeti viktimë e kishte raportuar për ndjekje në të kaluar kosovarin.
Policia është në kërkim të autorit të dyshuar, teksa burri i viktimës ka dhënë intervistë në Polici, por ende nuk dihet shkaku që ka çuar në këtë vrasje makabër.