Ky është 4 vjeçari që e gjet në Ibër/ Policia e konfirmon gjetjen e trupit të pajetë, dërgohet për obduksion
Trupi i pajetë i fëmijës 4-vjeçar që ka rënë në kanalin e Ibër-Lepencit është gjetur sot në fshatin Bukosh të Vushtrrisë. Ky lajm ka tronditur gjithë familjen Mehana nga Mitrovica, prej ditës së djeshme kur nisën kërkimet për ta gjetur fëmijën.
Rastin e ka konfirmuar tashmë edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka thënë se trupi është dërguar për obduksion.
“Mund të konfirmoj se trupi është gjetur nga ekipet e shpëtimit rreth orës 12:00 në kanalin e Ibër- Lepenci, në fshatin Bukosh. Trupi është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë Zahiti.
Ndryshe, sot Policia rifilloi në mëngjes kërkimet për 4-vjeçarin derisa i njëjti u gjet i vdekur.