Ky është 27-vjeçari që Policia i gjeti drogë, thika, boks hekuri dhe 2000 euro para cash
Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Edhe më shqetësues këtë dukuri e bën mungesa e trajtimit preventiv nga institucionet. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike, shkruan Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë është zbuluar së fundmi në Prizren, pas kontrollës nga Policia i është një 27-vjeçari sasi e substancës narkotike e llojit marihuanë.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se i dyshuari është Festim Krasniqi i cili është ndaluar për 48 orë.
Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës.
“Sot rreth orës 15L00 në rrugën “Shkronjat” është ndaluar për kontrollë një person i dyshimtë afër një kioske, ku gjatë kontrollit i janë gjetur substancë narkotike e llojit marihuanë dhe dëshmi të tjera. Më pas kontrolla ka vazhduar në veturë në kioskë dhe në banesën e të dyshuarit dhe në të gjitha janë gjetur përsëri sasi e substancës narkotike e llojit marihuana, para metalike, kartëmonedha, thika, boks metali, peshore, grindersa, rizlla etj.”, ka deklaruar Policia.
Ndërsa shtojnë se sasia e substancës narkotike është rreth 800 gram dhe janë gjetur edhe para në vlerë rreth 2000 euro.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.