Ky është 24-vjeçari që arrestua pasi gjuajti 17 herë me armë në natën e ndërrimit të moteve
Kosovarët si ‘merakli të armëve’, ato i përdorin shpesh edhe në festa apo ahengje familjare, përmes së cilës shprehin ‘gëzimin’ e tyre për një ngjarje të caktuar. Kështu zgjodhi ta festojë natën e ndërrimit të motmoteve edhe një 24-vjeçar në Malësi të re, duke gjuajtur 17 herë me armë zjarri, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se 24-vjeçari që gjuajti disa herë me armë zjarri në Malësi të re të Prizrenit është Zymer Dakaj, i cili u arrestua nga Policia e Kosovës.
Sipas informacioneve të para, incidenti i gjuajtjeve e armë ka ndodhur në parkingun e një restoranti.
Në lidhje e këtë rast, Policia ka sekuestruar një pistoletë me 6 fishekë dhe 17 gëzhoja.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.