Lajme

Ky është 18 vjeçari i arrestuar për dhunë në familje

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste të tilla

Një rast ka ndodh edhe mbrëmë në një familje në Prizren. Për pasojë është arrestuar një 18 vjeçar.

Gazeta Sinjali mëson se personi i arrestuar është: Ronat Morina, i cili u kap pas raportimit për dhunë nga familjarë të tij.

I njëjti hetohet për veprën penale “dhunë në familje”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.