Lajme

Ky është 16 vjeçari që vdiq duke punuar në ara të Junikut

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në një familje në Junik, ku në një stan të bjeshkës, ka humbur jetën një fëmijë. Sinjali mëson se bëhet fjalë për një 16-vjeçar i cili ishte duke punuar në një stan te Gropa e Erenikut kur tragjikisht humbi jetën.

Burime nga Emergjenca kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur në orët e mbrëmjes dhe sipas informacioneve të para, i mituri dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e rrymës së gjeneratorit, të cilin e kishte ndezur për shkak të mungesës së rrymës.

Vdekjen e 16-vjeçarit e ka konfirmuar mjeku në vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet policore kanë bërë ekzaminimet e nevojshme, në mënyrë që të zbardhen rrethanat e ngjarjes.

Për rastin është vënën në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, me urdhër të së cilit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.