Ky dyshohet të jetë motivi i vrasj*es së mbrëmshme në Prishtinë
Dyshohet se vrasja e mbrëmshme në Prishtinë ka ndodhur për probleme familjare, ku një grua ka vrarë kunatin e saj.
Kështu ka konfirmuar
Prokuroria të cilët thanë se janë duke hetuar rastin për të sqaruar të gjitha rrethanat e këtij rasti.“Nga hetimet preliminare, dyshohet se motivi i kryerjes se këtij akti janë problemet familjare, megjithatë rezultatet nga hetimi do t’i sqarojnë te gjitha rrethanat e këtij rasti. Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do te paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarës, pranë gjykatës kompetente”, ka konfirmuar për Zeri.info, Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.Ajo gjithashtu tha se është sekuestruar arma ndërsa, 56-vjeçarja është dërguar në mbajtje si e dyshuar për vrasje të rëndë.
“Lidhur me rastin e vrasjes së rëndë, në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë, iu njoftojmë se prokurorja kujdestare nga Departamenti për Krime te Renda, ka dalë në vendin e ngjarjes, nga aty në bashkëpunim të plotë me policinë e njësitë relevante kanë marrë veprime hetimore, me qëllim të ndriçimit të rrethanave të kësaj ngjarjeje. Me urdhër të Prokurorisë, trupi i pajete është dërguar në IML për obduksion, ndërsa e dyshuara (56 vjeç) është dërguar në mbajtje, për shkak të veprës penale “Vrasja e rëndë”, sipas KPRK-së, si dhe është sekuestruar arma, si mjet i kryerjes së veprës penale”, tha Ulaj.