Lajme

Kushëriri i dërgon mesazhe gruas së tij, burri i rrah dytë i bën ‘llom’

Tragjeditë familjare, dyshimet për tradhti, abuzimi me alkoolin e bixhozin dhe xhelozia bëhen shpesh shkaktarë të dhunës që përjetojnë gratë në Kosovë nga bashkëshortët e tyre. Për një rast të tillë që ka ndodhur në Vushtrri, Prokuroria ka nisur hetimet, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gruaja ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë në familje, teksa raporton se ka marrë edhe lëndime trupore si pasojë e dhunës.

28-vjeçarja është dërguar në spital me lëndime të dukshme dhe më pas ka dhënë dëshminë e saj para organeve të hetuesisë.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie, teksa i dyshuari ka sulmuar edhe kushëririn e tij, për të cilin thotë se i dërgon mesazhe bashkëshortes së tij.

Ndërkohë i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, 30-vjeçari është dërguar në mbajtje si i dyshuar për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.