Lajme

Kush janë dy viktimat që i zuri traktori, njëri punonte si shofer autobusi

Një rast tragjik ka ndodhur pasditën e djeshme në Novëbërdë, ku dy persona kanë humbur jetën, derisa kanë qenë duke punuar me traktor. Dyshohet se deri tek aksidenti ka ardhur pasi që viktimat kanë humbur kontrollin dhe kanë shkaktuar vet-aksident.

Njëri nga viktimat ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa viktima tjetër në emergjencën e Gjilanit.

Indeksonline mëson se viktimat e aksidentit janë Ivan Menkovic 41-vjeçar nga fshati Boleci dhe Goran Mladenovic 45-vjecar nga fshati Jasenoviku. Njëri nga viktimat ishte shofer autobusi. /Indeksonline/