Kusari-Lila: Jam takuar me Sllavko Simiqin 6-7 herë
Mimoza Kusari-Lila në RTV Dukagjini thotë se me Simiqin ka pasur komunikime publike për shkak të disa koordinimeve që lidhen me interesat e komunitetit.
“Ka qenë e domosdoshme që për disa ligje siç janë ligji për festat fetare të jenë prezentë edhe ta. Për dy vite me Sllavko Simiçin jam takuar 6-7 herë. Emri i Radojçiqit është përmendur vetëm pasi është lëshuar fletarrestim ndaj tij”.
“Diskutimet kanë qenë vetëm për çështje legjislative. Asnjë koment aspo diskutim tjetër nuk është bërë me Listën Serbe.
Kusri-Lila ka thënë se asnjëherë nuk ka kërkuar bisedimin me Radojçiqit.
“Vetëm një herë është biseduar me të dhe atë ka qenë tema për trafo stacionin që është sot në veri dhe aty janë punëtorët e elektroseverit. Aty është dashur të funksionojnë në mënyrë të mirëfilltë KOSTT. Ata kanë insistuar të flasë me Radojçiçin në mënyrë që atij t’i ngrihet pazari”.
“Në momentin kur ai flet, ai thotë se është e vështirë për mua. Unë i them këto janë situatat dhe rrethanat që janë krijuar.
Biseda ndërmjet Kusari-Lilës e Slavko Simiqit është bërë në zyrën e shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes.