Kurti për situatën në Veri: Përpjekje e dobët e Beogradit për ta destabilizuar situatën
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, situatën aktuale në vend e ka quajtur “një përpjekje te dobët” nga Beogradi për ta destabilizuar situatën.
Kurti tha se dialogu nuk ka alternativë. Ai tha se premton se do të punojë së bashku me KFOR-in për të garantuar siguri dhe sundim të ligjit në tërë Kosovën.
“Jam dakord që nuk ka alternativë ndaj dialogut. Situata aktuale është një përpjekje e dobët e Beogradit për të zëvendësuar dialogun me destabilizimin. Ata do të dështojnë: Unë premtoj të punoj me / @NATO_KFOR për të garantuar siguri dhe sundim të ligjit, pa diskriminim në tërë Republikën e Kosovës”, ka shkruar Kurti në Twitter.