“Kundërshtimi fillon tani…”, thirrja e organizatës së “re” në veri e cila nxit serbët për të kundërshtuar “policinë e Kurtit”
Në katër komunat veriore të Kosovës, një organizatë e njohur si Mbrojtja Popullore ka nisur një fushatë duke shpërndarë fletushka që bëjnë thirrje për kundërshtuar Policinë e Kosovës.
Fletushkat e shpërndara përmbajnë udhëzime për sjelljen ndaj policisë dhe shërbëtorëve civilë. Në to, përdoren emërtimet e pakënaqësisë me policinë, duke e quajtur atë “Policia e Kurtit”, një referencë që ka qëllim të minojë besimin në autoritetet.
Ndër udhëzimet e dhëna, këshillohen mënyra se si duhet të veprohet në rast të përballjes me autoritetet, si dhe si të veprohet në rast të arrestimit.
Këto thirrje për kundërshtim janë shoqëruar edhe me udhëzime për përgatitjen dhe përdorimin e koktej molotovëve, shkruan TëVë1
Shkrimi në fletushkat e shpërndara:
Mbrojtja popullore. Udhëzim për kundërshtim ndaj policisë së Kurtit.
1. Si duhet vepruar kur të shihni patrollën e policisë së Kurtit
Të gjuash me gjëra që i ke në dorë ( lojë, saksi, ngjyrë, ve, koktell)
2. Si duhet vepruar kur të shihni shërbyesin civil të Kurtit
E pështynë, e shanë, dhe në rast se të kundërpërgjigjet injorone por në qoftë se është i vendosur atëherë bjerini shuplakë.
3. Si është më së lehti të thehet automjeti i policisë së Kurtit
Me llagerë të rrumbullakët, siguresën e rrymës, por më së miri është me dëshirën kush nuk frikësohet ai edhe din.
4. Udhëzim për bërjen e koktellit
Një të tretat benzin, dy të tretat naftë në leckën e lagur, një shishe qelqi 30 gram rërë për shishen e një litre.
5. Kundërvënie e detyrueshme
Kur policia e Kurtit e arreston ose e maltreton serbin detyrimisht i ndihmoni për tu mbrojtur nga terrori
Kundërshtimi fillon tani dhe vazhdon
Mbrojtja popullore