Kujdes! Këto veprime e prishin agjërimin tuaj
Agjërimi është përmbajtje (imsak) nga çfarëdo që e prishë atë, në kohën prej agimit të dytë deri në perëndim të diellit të ditës që agjërohet.
Disa nga gjërat që e prishin agjërimin janë ngrënia, pirja, marrëdhëniet intime, nëse bëhen me qëllim. Po ashtu, vjellja me qëllim, edhe nëse është në sasi të vogël, e prishë agjërimin.
Femrat që janë në ciklin menstrual dhe ato që janë lehona. Pastaj, nxitja me qëllim e masturbimi. Përcjellja në fyt e guralecëve të vegjël apo paratë e metalta; pastrimi i veshkave (në dializë).
Gjithashtu, ndër gjërat që e prishin agjërimin janë edhe injeksionet që përmbajnë materie ushqyese dhe infuzionet; marrja dhe dhënia e gjakut; dezertimi.