Lajme

Krivaqa: Kërkush nuk e ka deshtë Marigonën ma shumë se unë, kisha dashtë me e kthy kohën pas

Dardan Krivaqa, i akuzuari kryesor për dhunimin, torturën dhe vrasjen çnjerëzore të Marigona Osmanit, sot para gjykatës në Ferizaj është shprehur i penduar ndaj krimit që e ka bërë.

Në seancën ku do të jepet fjala përfundimtare, ai ka thënë që do të dëshironte që ta kthente kohën pas.

“Shpreh keqardhje, m’vjen keq për çkado që ka ndodh edhe që i kom lëndu”, ka thënë Krivaqa në Gjykatë.

“Çkado që thom nuk ka vlerë. Ma shumë se unë që e ka deshtë të ndjerën s’e ka deshtë kurrkush”.

“Me pasë mujt me e kthy kohën mas krejt, kurrgjë s’kisha dashtë ma shumë”.

Në seancën e fundit, të akuzuarit dhanë mbrojtjen e tyre, me ç’rast Sejdiu u deklarua, kurse Krivaqa vazhdoi të mbrohej në heshtje.

Ndryshe, më 14 korrik 2022, është mbajtur seanca fillestare ku Krivaqa ka shfrytëzuar të drejtën të mbrohet në heshtje, kurse Arbër Sejdiu, është deklaruar i pafajshëm.

Krivaqa ngarkohet me veprën penale vrasje e rëndë dhe dhunim, kurse Sejdiu po akuzohet për veprën penale vrasje e rëndë dhe ndihmë në kryerjen e dhunimit.