KryesoreLajme

Krimi në Gollubovc: Vëllezërit që u vranë i kërkuan motrës të ndahej nga burri (VIDEO)

Fshati Golluboc i Malishevës u trondit sot paradite nga një ngjarje e rëndë. Dy vëllezër, Driton dhe Naim Morina, mbetën të vrarë pas të shtënave me armë zjarri.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se autor i krimit është dhëndri i familjes, Astrit Isufi, i cili ndodhet ende në arrati.

Burime të Klan Kosovës bëjnë të ditur se mes dy familjeve kishte pasur një konflikt që zgjaste prej disa muajsh.

Lidhur me këtë rast të rëndë, Klankosova.tv ka raportuar vazhdimisht gjatë gjithë ditës.

Krejt çka ndodhi dhe detajet shtesë i kuptoni përmes kronikës së mëposhtme:

Vërejtje:

Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata