Kryesore

Krimi në familjen Millaku, Policia zbardhë detajet e para për rastin

Një ngjarje tragjike që përfundoi me vrasje ka tronditur Vranjevcin sonte. Për motive akoma të panjohura, një grua ka ekzekutuar vëllain e bashkëshortit – kunatin e saj
Gazeta Sinjali ka zbuluar ekskluzivisht se i vrarë ka mbetur Xhevdet Millaku, rreth 60 vjeçar.

Siç mëson Gazeta Sinjali ekskluzivisht gruaja e dyshuar për vrasjen është Nazmije Millaku, rreth 55 vjeçe.

Gruaja e dyshuar dhe kunati që e privoi nga jeta jetonin në të njëjtën shtëpi, por që i kishin hyrjet e ndara.

E dyshuara tashmë është arrestuar, ndërsa vendi ku ndodhi krimi është rrethuar me shirita.

Trupi i pajetë pritet të tërhiqet për t’u dërguar në obduksion.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali edhe Policia e Prishtinës, e cila ka treguar se ngjarja ka ndodh sonte rreth orës 19:20, në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë.

“Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person e dyshuara: -N.M. femër”, njofton Policia.

Akoma s’dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur ky rast i rëndë.

Por, aktualisht hetuesit policorë, në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.