Krasta për shkrepjen me Mihalin: S’ka asnjë lidhje me ngjarjet e fundit, duhet të jetë bërë para ose pas urinimit
Adi Krasta, zëvendësdrejtori i RTK-së, e ka komentuar fotografinë e tij me Dejona Mihalin e Lëvizjes Vetëvendosje, raporton Gazeta Sinjali.
Krasta ka mohuar se shkrepja dhe raporti i tij me Mihalin, ka lidhje me ngjarjet e fundit.
“Raporti im me zonjën Mihali, është ashtu… ajo është një personazh shumë i njohur në Kosovë që i përket një lëvizje partiake. Kjo fotografi, nuk ka asnjë lidhje, me atë që iu intereson njerëzve. Duhet të ketë ndodhur para ose pas urinimit”.