ShowBiz

Krahasoi veten me Adem Jasharin, Zeka eskalon ndaj Edona James: O kuku për mu, po për shumë m*tin kemi luftu

“Emri im është i madh, si i Adem Jasharit”, ishte shprehur Edona, shkruan lajmi.net.

Kjo deklaratë e saj, u komentua edhe nga fytyra publike, mes tyre edhe nga Milaim Zeka.

Reagimi i Zekës ishte goxha i ashpër, teksa ka ironizuar me krahasimin.

“Para nja 15 viteve kam pas shkru: Isha për vizitë tek varri i Adem Jasharit, i cili më tha: O kuku, kuku përmu, po për shumë e mutin kemi luftu!!!”, ka shkruar Zeka.

Krahasimi i Edonës me Adem Jasharin nuk është pritur mirë edhe nga publiku, ani pse ajo tashmë ka fituar simpatinë e tyre