Kosovari hoqi dorë nga shtetësia e Kosovës për pasaportë të Austrisë, por i humbi letrat “sherri” i veturës
Një kosovari iu refuzua shtetësia austriake më 11 prill të 2021-ës.
Kjo për shkak se ai i kishte shkelur rregullat duke e tejkaluar shpejtësinë e lejuar.
Ai kishte vozitur 100 km/h në zonën ku ishte lejuar shpejtësia 33 km/h.
Ngjarja kishte ndodhur në tetor të vitit 2020.
Gjykata Administrative Shtetërore në Austri ka konstatuar se refuzimi i nënshtetësisë për burrin nga Kosova u bë për shkak të kësaj dhe dënimeve të lehta, duke i cilësuar ato si “vepra të rënda” penale.
Por, vendimi për refuzimin e nënshtetësisë po konsiderohet si vendim i gabuar nga Gjykata e Lartë.
Kjo gjykatë ka marrë vendim që shteti austriak të marrë përsipër kostot e procedurës dhe kosovari, aktualisht pa asnjë shtetësi, mund të shpresojë për një pasaportë austriake.
Kosovari për ta fituar pasaportën e Austrisë më 11 dhjetor 2020 kishte hequr dorë nga ajo e vendit amë, shkruan gazeta austriake Krone.at, përcjell Klankosova.tv.
Ai jeton në Austri nga viti 2010, është i martuar dhe ka dy fëmijë.
Burri punon si menaxher në një kompani të veturave.
Kosovari kishte aplikuar për nënshtetësi në shtator të 2017-ës.
Tanimë ai nuk ka nënshtetësi për shkak të një gabimi nga autoritetet.