Lajme

Konflikt familjar: Vjehrra me djalin e e bëjnë nusen për spital, përfundojnë në Polici

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur në një familje në Mitrovicë, ku një burrë bashkë me nënën dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Sinjali mëson se rastin e ka denoncuar gruaja, e cila ka dhënë detaje për dhunën që ka përjetuar nga burri dhe vjehrra e saj, që e rrahën si pasojë e një mosmarrëveshje momentale që kanë pasur mes vete.

Si pasojë e goditjeve, viktima ka pësuar lëndime, për çka është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Denoncimi i viktimës ka aktivizuar Policinë, me ç’rast kanë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor dy të dyshuarit, të cilët kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, ndaj tyre është iniciuar rasti për veprën penale “Dhunë në familje”, ndërsa gruaja është dërguar te familja e saj.