Lajme

Konflikt familjar: Vëllai e rrah vëllain, përfundon në pranga të Policisë

Konfliktet mes vëllezërve në qytetet e ndryshme të vendit, shpeshherë përfundojnë me sharje e ofendime ndaj njëri-tjetrit. Ata madje me raste eskalojnë në kërcënime e përleshje fizike, duke u dashur kështu intervenimi i Policisë për të zgjidhur telashet, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në mbrëmje një familje në Klinë, ku dy vëllezërit Syla janë përfshirë në një konflikt verbal që kaloi në dhunë fizike.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se një 49-vjeçar, po dyshohet se për motive akoma të panjohura, ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij 39-vjeçar, të cilin e ka sulmuar fizikisht me grushte.

Posa Policia është vënë në dijeni për rastin, palët janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.