Konflikt familjar në Mitrovicë, vjehrra sulmon nusen dhe i shkakton lëndime trupore
Një rast dhune në familje është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në rrugën “Llolla Ribar” në Mitrovicën e Veriut, ku një grua e moshuar ka sulmuar nusen e djalit të saj, duke i shkaktuar lëndime trupore në dorë.
Sipas burimeve të besueshme të afërta me hetimin, rreth orës 20:20, policia është njoftuar nga Spitali i Mitrovicës Veriore, se një grua e nacionalitetit serb kishte kërkuar trajtim mjekësor pas një sulmi fizik në familje.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë patrulluese, të cilat kanë kontaktuar me viktimën B. S (1993). Ajo ka deklaruar se ishte sulmuar nga vjehrra e saj, M. K rreth 77-vjeçar, e cila e kishte goditur me dorë, duke i shkaktuar lëndim në dorën e majtë.
Rasti është trajtuar nga njësia e hetuesisë, e cila ka njoftuar prokurorin kujdestar të shtetit. Pas shqyrtimit të rrethanave, prokurori e ka kualifikuar ngjarjen si “Dhune në familje – Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa procedurat hetimore janë duke vazhduar.


 
							 
							