Konflikt familjar në Mitrovicë: 18-vjeçarja e kap për fyti motrën e saj të mitur, ajo e denoncon në Polici
Konfliktet familjare në qytetet e ndryshme të vendit, shpesh herë përfundojnë me sharje e ofendime ndaj njëri-tjetrit. Ata madje shpesh herë eskalojnë në kërcënime e përleshje fizike, duke u dashur kështu intervenimi i Policisë për të zgjidhur telashet, raporton Gazeta Sinjali.
Në një sherr janë përfshirë edhe dy vajza në një familje në fshatin Frashër të Mitrovicës, ku një 18-vjeçare dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së saj të mitur.
Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e motrave, ku pas një konflikti verbal mes tyre, e dyshuara e ka sulmuar fizikisht motrën e vogël, duke e kapur për fyti.
Vajza e mitur ka denoncuar rastin në Polici, ku para hetuesve policorë ka rrëfyer në detaje gjithë atë që ka ndodhur.
Si rezultat i denoncimit, e dyshuara është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku me urdhër të prokurorit ndaj saj është iniciuar rasti ‘Sulm’.