Lajme

Kjo është sasia e borës që do të bie të dielën dhe vendet që do zbardhën!

Siç mund të vëreni në fotografinë kryesore reshjet e borës nuk do të jenë të mëdha veçanërisht nëpër ultësira priten shtresa simbolike, ndërsa disa ultësira sidomos në Dukagjin nuk do të kenë fare reshje bore.

Ky është vetëm fillimi i dimrit dhe reshjet do të jenë të mirëseardhura, ngase do të ndikojnë në pastrimin e ajrit dhe vende-vende do të na dhurojnë pamje spektakolare veçanërisht në zonat kodrinore-malore, por edhe në disa vise më të ulëta.

Kjo borë do të na bëjë “me shnet”, ndërsa për reshje të mëdha eventuale bore do të duhet të presim raste tjera. Sidoqoftë zonat kodrinore-malore do të mund të kënaqen edhe me shtresa bore të cilat nuk do të jenë aq të mëdha, por në disa zona do të jenë të mjaftueshme për ti shijuar kënaqësitë që ofron dimri.